DYLON

Qytetarët të jenë të kujdesshëm, të mos shkaktojnë zjarre!

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në Komunën e Kamenicës janë takuar përfaqësues të drejtorive përkatëse, asaj për Mbrojtje dhe Shpëtim si dhe të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përfaqësues të policisë, komisionit komunal për korrje –shirje, nga njësia për zjarrfikje, inspektorë të parandalimit të zjarrit, për t’u bërë bashkë në angazhimet për sigurinë ndaj zjarreve që mund të shkaktohen në këtë periudhë.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim Faik Rexhepi njoftoi se në gjitha fshatrat janë shpërnda njoftimet në të cilat i tërhiqet vëmendja qytetarëve të jenë të kujdesshëm, në shmangien e të gjithë shkaktarëve të mundeshim të zjarrit.

EkoHigjiena

Inspektori Fadil Morina, kërkoi që mos të digjen amulloret sepse shumica e zjarreve janë të shkaktuara nga djegia e amulloreve, megjithëse kohëve të fundit ka rënie të zjarreve krahasuar me vitet tjera.

Komandanti i njësisë profesionale të zjarrfikjes, Riza Bunjaku , tha se ballafaqohet me vështirësi sepse duhet ta mbuloj edhe territorin e Komunës së Ranillugut, nuk kanë mjete teknike as resurse njerëzore për ta mbuluar dy komunat.

Drejtori i BPZHR-së, Islam Isufi njoftoi për organizimin e fushatës dhe përgatitjet e bëra, nga drejtoria që udhëhiqet nga ai. Sipas tij sivjet janë të mbjella me drithëra të bardha 1850 ha, fushata solemne fillon në fshatin Topanicë me 11 korrik. Korrje- shirjet në komunën e Kamenicës do të përfundoj brenda 15 ditësh dhe sivjet priten rezultate të mira.

Po ashtu në këtë takim u bisedua edhe pikat që paraqesin rrezikshmëri për qytetarët në komunë tonë, të identifikohen në gjitha vendet dhe të ndihmojnë edhe qytetarët. Gjatë këtij takimi nga policia u përmend rrezikun në rrugën e fshatit Krilevë, pastaj shembja e disa metrave të mureve mbrojtëse në lumit “Kriva Reka”, e që nëse tani nuk merren masa mund të shkatërrohet mbrojtja dhe rrezikohet qyteti. Pjesëtarët e policisë janë të gatshëm të japin kontributin e tyre të jenë pjesë e bashkëpunimit me kompetentet nga komuna që mbarëvajtja e procesit të Korrje –shirjeve të përfundoj me sukses dhe pa probleme, u tha po ashtu ./ 2L ONLINE/

fotoilustrim