/2L ONLINE/ – Lexuesit tanë kanë dërguar foto në adresën tonë dhe kanë shprehur shqetësimin e tyre me cilësinë e punimeve që bëhen tek ne në Gjilan. Në rasti konkret, sipas tyre, për vetëm katër vite fasada e ndërtesës trembëdhjetëkatëshe, apo siç njihet me emrin “Soliteri”, falë punës me kualitet të “lartë” ka fillua te zhvishet. Përndryshe fasada dhe ullukët kanë qenë në gjendje më të mirë para se të kryhen këto punime, thonë banorët e kësaj ndërtese. Ata shqetësohen se kalimtarët janë të rrezikuar nga rënia e copave të fasadës. Lartësia është shumë e madhe e mund ta pëson dikush si nga kalimtarët por dhe banorët e kësaj ndërtese. /2L ONLINE/