DYLON

Qytetarët serb të Bujanocit festojnë

Avatar photo Redaksia

Fitorja e Serbisë ndaj Shqipërisë me rezultat 2:0 ka nxjerrë qytetarët serb të Bujanocit për të festuar nëpër rrugë.

Festa filloi pas përfundimit të ndeshjes, ku me rënie të borive, flamuj të Serbisë dhe brohoritje “Serbia, Serbia”, këta qytetarë shprehën gëzimin e tyre për rezultatin e arritur në “Elbasan Arena”, raporton Titulli.com.

EkoHigjiena

Si qytetarët serb njashtu edhe ata shqiptarë kishin organizuar përcjelljen e ndeshjes Shqipëri – Serbi në ekrane të mëdha, në ambiente të mbyllura.

Ndonëse edhe shqiptarët e Bujanocit ishin përgatitur për një festim të ngjashëm, ky skenar nuk u realizuar dhe mbeti vetëm me një dëshirë për një fitore të kombëtares në ndeshjen e fundit ndaj Armenisë dhe realizimin e ëndrrës për të prerë biletën drejt Parisit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.