Qytetarët mund të paraqesin në komunë kërkesë për vlerësimin e dëmeve
Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, njofton të gjithë qytetarët që kanë pësuar dëme si pasojë e reshjeve të shiut dhe breshërit, nga data 20.07.2026 e në vazhdim, se mund të paraqesin kërkesë për vlerësimin e dëmeve.
Në njofitm thuhet se kërkesat dorëzohen në Zyrën për Shërbime me Qytetarë dhe do t’i shqyrtojë Komisioni Komunal për Vlerësimin e Dëmeve nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë e tjera, i cili do të bëjë evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve në përputhje me procedurat në fuqi.
Dokumentet e nevojshme për paraqitjen e kërkesës: Kërkesa për vlerësimin e dëmeve; Fotografi të objekteve ose pronës së dëmtuar; Kopje e letërnjoftimit të personit që paraqet kërkesën; • Numër kontaktues dhe Konfirmim bankar.
“Ftojmë të gjithë qytetarët e prekur që t’i dorëzojnë kërkesat dhe dokumentacionin e nevojshëm brenda afatit të përcaktuar nga Komuna”, thuhet në njoftim. /2LONLINE/
