DYLON

Qytetarët kërkojnë investime

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Komuna e Gjilanit, përkatësisht kryetari i Komunës Lutfi Haziri, ka pranuar në një afat shtatëditor rreth 100 kërkesa nga ana e qytetarëve me projekte për investimet gjatë vitit 2017. Nga lëndët e pranuara, kërkesat e gjilanasve janë kryesisht për investime në infrastrukturë publike, e që janë kërkesa komunitare.

Kërkesat e dërguara në adresën e kryetarit të Komunës së Gjilanit, janë pothujase nga të gjitha vendbanimet, urbane dhe rurale, duke kërkuar që në listën investive të realizohen projekte kryesisht në ndërtim të rrugëve, investimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit, ndriçimin publik, trotuaret, gjelbrimin dhe fusha të tjera me rëndësi të cilat janë në kuadër të infrastrukturës.

EkoHigjiena

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur lista totale të këtyre projekteve do të harmonizohet edhe me planifikimin e hershëm për investimeve në bazë të buxhetit, dhe do të vendosen menjëherë prioritetet e investimeve.

Haziri është zotuar se nuk do të ketë asnjë ndasi sa i përket investimeve qytet e fshatra.

“Është shumë i rëndësishëm fakti që kemi krijuar balancë investimesh qytet-fshat”, ka thënë Haziri

Përndryshe, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në fillim të këtij viti u ka dhënë afat shtatë ditor të gjithë qytetarëve, që t’i paraqesin kërkesat e tyre, duke kërkuar që ato të jenë me interes publik. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.