DYLON

Qytetarët e Vitisë diskutuan për planin rajonal të menaxhimit të integruar të mbeturinave

Qytetarët e Vitisë diskutuan për planin rajonal të menaxhimit të integruar të mbeturinave
Avatar photo Redaksia

Në Vitisë u mbajt një konsultim publik me qytetarët lidhur me draft vlerësimin strategjik mjedisor për planin ndër komunal të menaxhimit të integruar të mbeturinave për regjionin e Gjilanit dhe Ferizajt.

Gjatë takimit, drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjencë, Basri Aliu, prezantoi draft-planin, duke theksuar se bëhet fjalë për një projekt afatgjatë, i cili synon përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave përmes klasifikimit të tyre, në bashkëpunim me investime ndërkombëtare.

EkoHigjiena

“Ky plan përfshin jo vetëm ndarjen e mbeturinave, por edhe përmirësimin e infrastrukturës ligjore për të mundësuar një menaxhim më efikas dhe të qëndrueshëm të mbeturinave në nivel regjional,” u shpreh Aliu.

Qytetarët patën mundësinë të parashtrojnë pyetje, të japin komente dhe të kontribuojnë me mendimet e tyre në këtë proces të rëndësishëm për mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetin publik. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.