DYLON

Qytetarët e Livoçit të Epërm kërkojnë ri-funksionalizmin e ujësjellësit dhe të ambulancës

Qytetarët e Livoçit të Epërm kërkojnë ri-funksionalizmin e ujësjellësit dhe të ambulancës
Avatar photo Redaksia

Edhe banorët e fshatit Livoç i Epërm kanë paraqitur kërkesat e tyre për investime në lokalitetin ku jetojnë, në dëgjimin e radhës publik për buxhetin 2018, që ka organizuar mbrëmë Komiteti për Politikë e Financa.

Shpresa Kurteshi-Emini, kryesuese e Kuvendit Komunal, ka thënë se dëgjimet publike kanë për qëllim përfshirjen e qytetarëve në procesin e hartimit të buxhetit për vitin 2018.

“Ne po ju japim mundësinë qytetarëve që t`i paraqesin nevojat e tyre dhe pastaj ato t`i përfshijmë në listën e projekteve kapitale për vitin 2018, për t`i realizuar si prioritete brenda mundësive buxhetore që ka Komuna”, ka thënë Kurteshi-Emini.

EkoHigjiena

Duke nënvizuar rëndësinë e dëgjimeve publike, për më tepër ajo ka thënë se të gjitha prioritetet për investime, do të caktohen në bashkëpunim me qytetarët.

Hollësi për buxhetin 2018 ka dhënë Zijadin Maliqi, përfaqësues i Drejtorisë për Financa, i cili i ka njoftuar qytetarët se investimet si pjesë e rëndësishme e buxhetit, sigurohen nga të hyrat vetanake si dhe grantet e qeverisë.

Banorët e Livoçit të Epërm, kanë thënë se prioritete më të rëndësishme në këtë fshat janë funksionalizimi i ujësjellësit dhe ambulancës, asfaltimi i disa rrugëve si dhe pastrimi i lumit.

Livoçi i Epërm, sipas regjistrimit të fundit ë popullsisë, ka mbi 2550 banorë.

Përndryshe, cikli i dëgjimeve publike vazhdon deri më 23 gusht, kur përmbyllet me tubimin qendror, i cili do të mbahet në sallën e Kuvendit të Komunës, për t`iu dhënë edhe njëherë mundësinë të gjithë qytetarëve të komunës së Gjilanit që t`i japin kërkesat, vërejtjet dhe sugjerimet e tyre për buxhetin e vitit 2018.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.