DYLON

Qytetarët e Gjilanit dëshirojnë përfaqësues të aftë, të ndershëm dhe të përkushtuar për qytetin

Qytetarët e Gjilanit dëshirojnë përfaqësues të aftë, të ndershëm dhe të përkushtuar për qytetin
Avatar photo Redaksia

Qytetarët e Gjilanit dëshirojnë përfaqësues të aftë, të ndershëm dhe të përkushtuar për qytetin

/Arbër Ismajli, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit/

Jemi bashkë në takimin e rradhës me familjarët dhe përkrahësit e Rijad Elezit, kandidatit tonë për Asamble Komunale me numër 10 në listën tonë fituese.

Ishte një takim i ngrohtë, përplot vullnet, me biseda të hapura dhe ide për të ardhmen e projektit të Gjilanit të ri.

Shumë prej tyre ndanë shqetësimet, por, edhe shpresën dhe besimin se ndryshimi po vjen dhe se Rijadi është njeriu i duhur për t’i përfaqësuar qytetarët tanë.

Rijadi ka treguar gjithmonë përkushtim, vizion dhe përgjegjësi.

Ai është njeri që punon me ndershmëri dhe i afërt me qytetarët, duke u përpjekur të zgjidhë problemet dhe të sjellë projekte që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e përditshme të njerëzve.

Mbështetja juaj tregon qartë se qytetarët e Gjilanit dëshirojnë përfaqësues të aftë, të ndershëm dhe të përkushtuar për qytetin.

Faleminderit nga zemra për pritjen e ngrohtë, për fjalët e sinqerta dhe për vullnetin që sollët.

Me ju dhe me Rijad Elezin, po ndërtojmë një Asamble Komunale të fortë, shumë të përgjegjshme dhe pranë qytetarëve.

Ky është momenti i secilit prej nesh për të kontribuar në ndryshimin e madh që po vjen në qytetin tonë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.