DYLON

Qytetarët e Bresalcit duan rregullimin e shtratit të lumit dhe asfaltim të rrugëve

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Qytetarët e fshatit Bresalc i kanë adresuar një shkresë kryetarit të komunës së Gjilanit Lutfi Hazirit, me kërkesën për investime në këtë fshati, sidomos në rregullimin e shtratit të lumit si dhe të rrugëve brenda këtij fshati.

Qytetarët e Bresalcit, përkatësisht lagjet e familjeve, Syla, Haziri, Hyseni, Muji, Abazi, Selimi, Uruqi, dhe Shasivari kërkojnë që të rregullohet shtrati i lumit në lagjen e Xhamisë, përafërsisht 300 metra, si dhe shumë rrugë brenda fshatit si asfaltimin e rrugës së xhamisë (1000m), rrugën në lagjen Syla (500m), asfaltimin e rrugës familjes Abazi (300m), e familjes Selimi (350m), të familjes uruqi (550m), rrugën e qazimëve (450m), rrugë ne Bukajëve (250m) rrugën te Malokët (150m), rrugën e Kollokotrave (130m).

EkoHigjiena

Por, nuk janë vetëm këto rrugë që janë përfshirë në këtë kërkesë, të përfaqësuesve të fshatit dërguar të parit të komunës, pasi qytetarë të shumtë kërkojnë investime edhe në rrugët tjera të këtij fshati.

Kërkesa e këtyre qytetarëve bazohet në atë se edhe këta janë qytetarë të Komunës së Gjilanit që kontribuojnë me pagesat e tatimeve të çfarëdo llojit dhe nuk duhet anashkaluar por të trajtohen si të gjithë qytetarët, pasi edhe ky fshati i meriton investimet si fshatra të tjerë. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.