DYLON

Qytetarët e bënë Republikën, reagimi qytetarë do ta mbrojë atë

Avatar photo Redaksia

Shkruan: Ismajl KURTR$SHI

Gjilani dhe Anamorava e kanë paguar shtrenjtë tagrin e decentralizimit në baza etnike. Prandaj ne, bashkë me të gjithë qytetarët e Kosovës, jemi të vendosur të mos e lejojmë defunksionalizimin e shtetit tonë.

EkoHigjiena

Këtu jemi bashkë për Republikën, kundër “Zajednicës” dhe demarkacionit, sepse e kemi kuptuar sa i rëndësishëm është reagimi qytetar për mbrojtjen e sovranitetit, integritetit territorial dhe funksionalitetit të Republikës së Kosovës.

– Sikur përmes reagimit qytetar t’i pamundësonim negociatat me Serbinë, para se ajo ta njihte pavarësinë e Kosovës dhe po të mos hynim në negociata me Serbinë pa futjen e parimi të reciprocitetit si bazë për negociim, nuk do të ndodhte që me Serbinë të bisedonim për rregullimin e brendshëm të Kosovës.

– Po ta kishin kundërshtuar me kohë ndarjen e Kosovës në baza etnike, sot nuk do ta kishim veriun e Kosovës, të ndarë, kështu si e kemi.

– Po të mos e kishim lejuar ndarjen etnike në emër të decentralizimit, sot nuk do të i kishim 10 komuna të udhëhequra nga Serbia, as deputet në Kuvendin e Kosovës, e as ministra në Qeverinë e Kosovës, që hapur punojnë për rrënimin e Republikës së Kosovës.

– Po të mos kishin pranuar, në vitin 2006, të negociojmë me Serbinë për Kosovën, sot Serbinë do ta kishim fqi, e jo hisedar në shtëpinë tonë.

– Po të mos i pranonte Qeveria e Kosovës në vitin 2011 “Bisedime teknike, me Serbinë, në emër të lehtësimit të jetës së qytetarëve” dhe sikur ato bisedime t’i zhvillonte me përfaqësuesit e minoritarëve në institucionet e Kosovës, sot minoritetet do të ishin të integruara e Kosova do të ishte shtet funksional.

– Po të mos pranonte Qeveria e Kosovës që nga bisedimet teknike të kalohej në bisedime politike:
– Republika nuk do të zëvendësohej me fusnotë;
– strukturat e MUP-it nuk do të inkuadroheshin në institucionet e Kosovës,
– ura e Mitrovicës nuk do të bëhej urë ndarjeje,
– nuk do të legalizohej segregacioni dhe as
– nuk do të nënshkruhej marrëveshja për “Zajednicën” që qon drejt ndarjes së një pjese të madhe të Kosovës dhe defunkcionalizimit të Republikës.

Duke qëndruar indiferentë karshi të këqijave që na erdhën pas lufte,
duke mos e kuptuar se punët tona nuk do t’i kryej askush për ne.

Sot territori i Kosovës është më i rrudhur se kurrë më parë, e Kosovën është bërë jofunksionale dhe e pa perspektivë.

Të gjitha këto të këqija janë pasojë e papërgjegjësisë të atyre që po na udhëheqin dhe mosreagimit qytetar.
Prandaj, sa nuk është bërë shumë vonë, të reagojmë të gjithë bashkë!

– të mos lejojmë që këta qeveritarë të pa përgjegjshëm të tallen me fatin tonë dhe të Republikës,
– Është detyrë e jona që të dalim nga ky batak politik e ekonomik,
– të punojmë për të mirën e vendit tonë,
– për perspektivën e gjeneratave të reja.

Të gjithë bashkë, me vendosmëri:
– të ngitemi në mbrojtje të Republikës,
– kundër “Zajdnicës” dhe demarkacionit me Malin e Zi, sepse ne nuk kemi tokë për të falur, sepse ne nuk kemi shtet rezervë.

Qytetarët e bënë Republikën, reagimi qytetarë nuk do ta lejojë kurrë zhbërjen e sajë!

“Zajednica” nuk kalon.