(2LONLINE) -Me futjen në garë të Lëvizjes Vetëvendosje në këto zgjedhje dhe sigurimin e katër vendeve në asamble, Gjilani dhe qytetarët e saj bëhen me një opozitë të fortë të cilët do të mbrojnë interesin qytetar në çdo kohë dhe në të gjitha mënyrat.
Duke pasur parasysh se këto ishin zgjedhjet e para lokale, ku mori pjesë Vetëvendosje, mund të konsiderojmë që vetëm Lëvizja Vetëvendosje ka filluar nga zero e të gjitha subjektet tjera ishin prezentë edhe më herët në asamble dhe të përfaqësuara përmes komiteteve, në të gjitha drejtoritë dhe për këtë gjendje të krijuar nuk mund të kursejmë asnjë subjekt sepse të gjitha morën pjesë në kalimin apo aprovimin e vendimeve deri më sot.
Opozita e më hershme nuk mund t’i quanim opozitë përderisa subjektet e tyre në njërën apo në tjetrën mënyrë ishin në koalicione në qendër me partitë qeverisëse, madje mund të them se jam shumë i bindur që edhe asamblistët ishin në hall të kundërshtonin diçka për të mos aprovuar duke pasur dronë se mos po i prishin punët partisë në qendër.
Nëse sot kritikohet qeveria e kaluar për krijimin e borxheve të mëdha nuk mund të mos kritikohen të gjitha subjektet tjera pjesëmarrëse në kuvend të cilat ngrisin zërin vetëm afër fushatave dhe atë në televizione sa për tu dukur që ata mbrojnë interesin qytetar, sepse në emisione nuk mund të ndalohen proceset, por në asamble e aty i votonin për të kaluar ndërsa në emisione kritikonin për borxhe të mëdha e qeverisje jo të mirë dhe me ardhjen e partisë tjetër në qeverisje do të bëhet një jetë më të mirë.
Për gjendjen e keqe në Gjilan faktor kryesorë janë politikat e dobëta e rezultat i të cilave janë gjithë subjektet të cilat ishin pjesëmarrëse në procese të ndryshme. Këto subjektet tjera në komuna të ndryshme kanë koalicione të ndryshme ku nuk mund të definohen as si të majta dhe as si të djathta sepse në komuna të ndryshme kemi koalicione të ndryshme ku shihet qartë aty ku ju është dhënë mundësia për të ardhur në pushtet i kanë harruar të gjitha janë bërë bashkë.
Në zgjedhjet lokale 2013 Gjilanin e prek një ndryshim dhe i vetmi ndryshim është subjekti Lëvizja Vetëvendosje i cila nuk është përfaqësuar asnjë herë më parë dhe është rasti të dëshmoj vetën siç po e dëshmojnë deputetët e saj në Parlamentin e Kosovës, duke luftuar kundër privatizimit si koncept, të përfitimit të individëve përmes procesit, kundër ndarjes së Kosovës, kundër bisedimeve të cilat po favorizojnë Serbinë dhe kundër privilegjeve për deputetët në kohën kur Kosovën e ka kapluar varfëria. Ishin pikërisht këta deputetët të Lëvizjes Vetëvendosje në Parlamentin e Kosovës që kundërshtonin decentralizimin i cili e ndau Gjilanin dhe i krijoi mundësinë që të kemi 9 komuna me kryetar serb e një nga këto komunat më të afërta është komuna e Artanës.
Ndoshta humbja e PDK-së dhe fitorja e LDK-së nga të tjerët shihet ndryshim por nuk mund të quhet ndryshim diçka që është provuar edhe më herët dhe provuar në shumë pozita, ndryshim nuk mund të quhet kur luhet me të njëjtat figura dhe gjithmonë e njëjta politikë.
Ndryshimi është kur ndërrohen edhe figurat edhe loja. Uroj që politikat e ardhshme të jenë më pozitive për të gjithë e këto politika uroj që të lënë jashtë lojën çdo keqbërës të qytetit tonë.
/Leonard MIFTARAJ/