DYLON

Qumështi produkti i duhur për eshtra të shëndetshme

Avatar photo Redaksia

Qumështi është një produkt i cili ka një rol të rëndëishëm në shëndetin e eshtrave, mjekët amerikanë tash e një kohë të gjatë secilit person më të moshuar se tetë vjeç i sugjerojnë së paku tri gota në ditë prodhime të qumështit.

Ndërsa studimet e fundit kanë treguar për një lidhje midis qumështit dhe shëndetit të eshtrave. Lind pyetja nëse me të vërtetë qumështi ndihmon në forcimin e eshtrave, të cilët një përbërës kryesor kanë kalciumin, mineral ky i cili eshtrave u ofron strukturën e forcës, si dhe e ndihmon trupin në kryerjen e shumë funksioneve.

EkoHigjiena

Trupi natyrisht kalciumin e merr nga ushqimi, por nëse kjo nuk është e mundshme, vjen deri te tërheqja e kalciumit nga eshtrat, duke i bërë ata më të dobët. Mu për këtë arsye sugjerohet që për të shmangur osteoporozën sugjerohet që brenda ditës të konsumoni 1.000 dhe 1.200 miligramë kalcium. ‘Qumështi dhe prodhimet e qumështit janë burim i mirë i kalciumit’, thonë shkencëtarët.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.