Shkencëtarët pohojnë që nënat që përdorin ilaçe kundër depresionit nuk e rrezikojnë shëndetin e foshnjave nëse njëkohësisht i ushqejnë me qumësht të gjirit. Në fakt, femrat që përdorin këto ilaçe janë shumë më të suksesshme në të ushqyerit e fëmijëve të tyre nëse vazhdojnë që ta marrin terapinë e rekomanduar.
Nëse nëna e ardhshme e ndërpret terapinë, nga frika për shëndetin e foshnjës së saj, gjasat janë më të ulëta që do të mund ta ushqejë me gji fëmijën më gjatë se gjashtë muaj, pasi që të ketë lindur.
Studimi pohon se sasia e ilaçeve kundër depresionit që arrin deri te sistemi i foshnjës është aq e vogël sa që është më mirë për të dy që nëna të vazhdojë me terapinë për ta mbajtur qumështin dhe për ta reduktuar rrezikun nga depresioni postnatal.
Duke i përdorur të dhënat nga instituti danez për lindje, ekipi i Universitetit të Adelajdës nga Australia ka ardhur në përfundim se “sasia e antidepresivëve që gjendet në qumështin e nënës është shumë e ulët.
Besojmë që konsumimi i rregullt i ilaçeve dhe të ushqyerit me gji janë zgjidhja më e mirë si për fëmijën ashtu edhe për nënën”, ka thënë Dr. Luke Grzeskowiak.