DYLON

Qumështi i dhisë forcon imunitetin dhe eshtrat

Avatar photo Redaksia

Qysh moti është ditur për dobitë e shumta që sjell konsumimi i qumështit të dhisë, pasi ai është mjaft i pasur me proteina, minerale dhe vitamina. Ky produkt ndikon shumë në zhvillimin e kockave dhe strukturës së intelektit te fëmijët e porsalindur.
Mes tjerash, qumështi i dhisë forcon imunitetin, mbron nga kanceri, pasi është shumë i pasur me minerale dhe me vitamina. Ai është një nga aleatët më të suksesshme në luftën kundër stresit, bronkitit dhe alergjive.

Po ashtu ul rrezikun për shfaqjen e kancerit të mushkërive e mund ta konsumojnë edhe personat që vuajnë nga diabeti. Përmban vitamina të tilla si B1, B2, B6, B12, që janë tepër të rëndësishme në forcimin e sistemit nervor, e ka edhe 47 për qind më shumë vitamina, e në krahasim me qumështin e lopës, ka më shumë kalium për 134 për qind.

EkoHigjiena

Është i pasur me mineralet kalcium dhe fosfor, që janë të rëndësishëm për forcimin e eshtrave, si dhe zink dhe selino, antioksidues mjaft të rëndësishëm për ruajtjen dhe forcimin e sistemit imun. Në bazë të disa rezultateve nga ekspertët spanjoll, qumështi i dhisë u sugjerohet edhe personave që vuajnë nga anemia që shkaktohet si pasojë e mungesë së hekurit në gjak.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.