DYLON

Qumështi forcon kujtesën dhe mposht stresin!

Avatar photo Redaksia

Ndërsa stresi është përhapur gjerësisht në ditët e sotme, dhe kujtimet sa vijnë e fashiten, një zgjidhje e mirë mund të jetë qumështi. Qumështi ka një sërë dobish pasi përmirëson humorin, largon stresin dhe forcon kujtesën. Është ky rezultati i një studimi gjerman i Universitetit të Trier, i cili ka analizuar ndikimin e elementëve që gjenden te qumështi, për tre javë bazuar në 46 persona. Rezultatet treguan një përmirësim të mirë të kujtesës dhe humorit, tek ata persona që pinin rregullisht qumësht.

EkoHigjiena

Gjithashtu edhe ata persona që nuk pinin qumësht por që u detyruan të pinë gjatë javëve të studimit, u shfaqën më të qetësuar dhe më pak të prekur nga stresi. Lidhur me sklerozën Juliane Hellhammer, drejtuese e studimit sugjeron shtimin e konsumit të qumështit me kalimin e viteve. Kësisoj këshillohen të gjithë që minimalisht çdo ditë të konsumojnë së paku një gotë qumësht.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.