DYLON

QSU realizon vlerësimin praktik “ Guximi i Palëkundur”

QSU realizon vlerësimin praktik “ Guximi i Palëkundur”
Avatar photo Redaksia

Qendra për Studime Universitare (QSU) ka zhvilluar me sukses vlerësimin praktik 1 javor “Guximi i Palëkundur” të fokusuar në vlerësimin praktik të kadetëve në nivele të ndryshme të përgatitjes ushtarake.

Kadetët e vitit të tretë janë vlerësuar në operacione luftarake në nivel togu, duke demonstruar aftësi në planifikim, koordinim dhe zbatim të detyrave taktike. Ndërkohë, kadetët e vitit të katërt kanë realizuar ushtrime në kuadër të operacioneve të stabilitetit dhe paqeruajtës, duke reflektuar profesionalizëm dhe qasje të pjekur në mjedise komplekse operacionale.

EkoHigjiena

Për kadetët e vitit të parë dhe të dytë, fokusi ka qenë në zhvillimin progresiv; nga lëvizjet individuale bazë deri te operacionet në nivel skuadre duke ndërtuar themele të forta për avancim të mëtejmë.

Kadetët kanë dëshmuar edhe një herë përkushtimin, disiplinën dhe qëndrueshmërinë që i karakterizon. Performanca e tyre është dëshmi e përgatitjes së lartë dhe e vlerave që përfaqësojnë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.