DYLON

QSU pjesë e konferencës “SCUSA 77” në West Point

QSU pjesë e konferencës “SCUSA 77” në West Point
Redaksia

Kadetët e Qendrës për Studime Universitare (QSU) morën pjesë në konferencën ndërkombëtare SCUSA 77, të organizuar nga Akademia Ushtarake West Point në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u bashkuan studentë dhe kadetë nga akademi të ndryshme ushtarake të botës.

Në kuadër të konferencës, kadetët patën mundësinë të vizitojnë Akademinë Ushtarake të West Point-it, të shkëmbejnë përvoja me kolegë ndërkombëtarë dhe të marrin pjesë në diskutime akademike mbi çështje të rëndësishme të sigurisë dhe mbrojtjes.

EkoHigjiena

Nën temën “Implementing NATO 3.0 While Maintaining Deterrence”, ata hartuan një memorandum, i cili u përzgjodh ndër tri memorandumet më të mira dhe arriti në finale të konferencës.

Përveç angazhimit akademik, kadetët dëshmuan përgatitje dhe performancë të shkëlqyer edhe në garat fizike, ku grupi ynë arriti të zërë vendin e parë. Kjo përvojë përfaqëson një mundësi të çmuar për zgjerimin e njohurive, shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, duke prezantuar me krenari akademinë tonë dhe kadetët nga Kosova në një arenë ndërkombëtare.

Përvoja të tilla u japin kadetëve mundësinë të mësojnë nga kolegët ndërkombëtarë, të ndajnë përvojat e tyre dhe të krijojnë kontakte të vlefshme për të ardhmen. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.