Qendra për Studime Universitare (QSU), mori pjesë në Javën Ndërkombëtare në Shkollën e Oficerëve “Offizerschule des Heeres” të Ushtrisë Gjermane.
Kadetët Fitore Shyti dhe Gentrit Iseni me përfaqësues të delegacionit Kapiten Bajram Geci përfaqësuan QSU-në, në këtë ngjarje.
Kadetët kanë pasur rastin që të marrin pjesë në një shumëllojshmëri aktivitetesh që përfshijnë ambientet trajnuese të kadetëve Gjerman, udhëtime në qytetin e vjetër të Dresdenit dhe në Alpet Saksone, si dhe biseda dhe shkëmbim përvojash me kadetët e shteteve të tjera pjesëmarrëse.
Po ashtu, Kapiten Geci ka pasur takime të rëndësishme në qendrën e rekrutimit dhe me lidershipin e Shkollës së Oficerëve të Ushtrisë Gjermane me qëllim krijimin e mundësive të reja për bashkëpunim dhe shkëmbim të njohurive.
Kjo ngjarje reflekton një kompromis të fortë për promovimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe të përkushtimit të arsimit ushtarak me aleatët tanë, njofton Qendra për Studime Universitare (QSU) – Akademia e Mbrojtjes. /2LONLINE/