/2L ONLINE/ – Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore e Gjilanit, nga fillimi i korrikut e këndej përmbush edhe një synim të saj, bëhet me Portalin e saj informativ, qrtk-gjilan.net Sabit Rrustemi, zyrtar për promovim të trashigimisë kulturore, bënë të ditur se përmes kësaj dritareje informative,kjo Qendër mëton ta paraqes dhe afirmojë edhe më shumë punën dhe veprimtarinë e saj në fushën e evidentimit dhe përkujdesjes ndaj trashëgimisë arkeologjike, arkitektonike, objekteve të kultit si dhe trashëgimisë shpirtërore të Krahinës së Anamoravës e më gjerë.
Të interesuarit, përmes këtij Portali, do të kenë mundësi të njihen edhe më shumë me angazhimet e deritashme të kësaj Qendreje, me projeketet e përmbushura, me projektet që janë në realizim si dhe me publikimet e saja po edhe me Listën e objekteve të 12 komunave të kësaj krahine që janë në mbrojtje të përkohshme po, edhe të përhershme.
Portali, me ballinën dhe ngjyrat që i përshtaten fushës së trashëgimisë kulturore, me shënimet e duhura për ekipin, arkivin e saj si dhe lajmet e reja të përditshme nga veprimtaria në terren, do jetë në shërbim të publikut, në çdo kohë . /2L ONLINE/