DYLON

Qosja: Forcim i partive e dobësim i shtetit

Avatar photo Redaksia

Ai ka thënë se secila prej këtyre partive kur ka ardhur në pushtet është kujdesur jo ta forcojë shtetin, por ta forcojë vetveten, partinë.

Akademik Rexhep Qosja, në një intervistë dhënë “Epokës së re”, ka shprehur nevojën e themelimit të një partie të re. Ai ka thënë se secila prej këtyre partive kur ka ardhur në pushtet është kujdesur jo ta forcojë shtetin, por ta forcojë vetveten, partinë. Sipas tij, forcimi i partisë e jo i shtetit ka sjellë të keqen e quajtur nepotizëm, të keqen e quajtur korrupsion, të keqen e quajtur krim i organizuar. “E quaj të rëndësishëm krijimin e një partie të re, me program që do të ndryshonte thelbësisht prej programeve të partive të tjera, madje me një pjesë të madhe të tij, edhe prej programit të Vetëvendosje!-s”, ka thënë Qosja.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.