DYLON

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Ismail Kadarenë!

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Ismail Kadarenë!
Avatar photo Redaksia

“Ismail Kadare është ndarë nga jeta në moshën 88 vjeçare. Ai po këtë vit, nderoi Gjilanin me vizitën e tij dhe ishte plot jetë.  Veprat e tij do të mbesin përgjithmonë mes nesh, pavarësisht që Kadareja fizikisht nuk do të jetë më në mesin tonë”, ka thënë Alban Hyseni, kreu i komunës së Gjilanit, pas lajmit se ka ndërruar jetë kolosi i letërsisë shqiptare.

Hyseni tha se me vdekjen e Kadaresë, kombi ynë humbi një njeri të madh, humbi mjeshtrin e pendës, humbi njërën ndër figurat më intelektuale shqiptare dhe më gjerë!

EkoHigjiena

“Sot, jo vetëm ne, por dhe të gjithë ata që lexuan veprën e Kadaresë ndjejnë dhembje sepse ky njeri me veprat e tij i dha shumë edhe letërsisë botërore. Qoftë i përjetshëm kujtimi për Ismail Kadarenë!”, ka thënë kryetari Hyseni.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.