DYLON

QNTKSH mbështet institucionet vendore në ngritjen e kapaciteteve për reagim emergjent

QNTKSH mbështet institucionet vendore në ngritjen e kapaciteteve për reagim emergjent
Avatar photo Redaksia

Në Qendrën Ndërkombëtare Trajnuese për Kërkim-Shpëtim (QNTKSH) të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë realizuar trajnimi Kërkim-Shpëtim Urban – Niveli Bazik dhe trajnimi për Repelim.

Në këto trajnime ishin pjesëmarrës nga Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave, Policia e Kosovës, ekipi mjekësor nga Prizreni dhe Policia Ushtarake.

EkoHigjiena

Gjatë trajnimeve, pjesëmarrësit zhvilluan njohuri dhe aftësi praktike në fushën e kërkim-shpëtimit urban dhe Repelimit duke përfshirë sigurinë gjatë operacioneve, punën ekipore, përdorimin e pajisjeve, qasjen deri te viktimat dhe veprimet bazike për reagim në raste të fatkeqësive natyrore dhe emergjencave të tjera, teknikat e zbritjes me litar, masat e sigurisë në terren.

Këto trajnime janë pjesë e përpjekjeve për ngritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve kombëtare në fushën e kërkim-shpëtimit urban, në koordinim me programin IPA CARE dhe me orientim drejt praktikave dhe standardeve ndërkombëtare, përfshirë udhëzimet e INSARAG-ut në kuadër të Kombeve të Bashkuara.

Me këtë synohet forcimi i kapaciteteve profesionale të reaguesve të parë dhe përgatitja e tyre për intervenime më efikase brenda dhe jashtë vendit, si dhe për proceset e mëtejshme të zhvillimit dhe certifikimit në mekanizmat ndërkombëtarë, përfshirë Mekanizmin Evropian të Mbrojtjes Civile dhe INSARAG.

Realizimi i trajnimeve në këtë fushë dëshmon përkushtimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, përmes QNTKSH-së, për të mbështetur institucionet vendore në ngritjen e kapaciteteve të specializuara për reagim të shpejtë, të sigurt dhe profesional në situata emergjente. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.