DYLON

QMF në Zhegër shton efikasitetin, nis me ndërrimin e dytë të punës

Avatar photo Redaksia

/2LONLINE/ – Drejtori i Shëndetësisë në Gjilan, Nexhat Hajrullahu, së bashku me drejtorin e QKMF-së, Fejzulla Berisha dhe këshilltarin komunal Isa Agushi, kanë vizituar sot Qendrën e Mjekësisë Familjare në Zhegër, ku u njoftuan për së afërmi me punët nga përgjegjësi Arif Mustafa.

“Me fillimin e projektit të bashkëpunimit në mes Komunës së Gjilanit dhe “Caritasit” për pranimin e punëtorëve shëndetësor per ofrimin e shërbimeve shëndetësore në fshatra dhe në familje të pacientëve në nevojë, neve na u dha mundesia që të fillojmë edhe me ndërrimin e dytë në QMF-Zhegër”, janë shprehur drejtorët, Hajrullahu e Berisha.

EkoHigjiena

Gjithashtu, në këtë Qendër, tani e tutje punon edhe stomatologu me asistenten, e cilët ofrojnë shërbime shëndetësore për popullatën e këtij lokaliteti.

Përfaqësuesit e mjekësisë gjilanase thane se së shpejti do të fillojne edhe me shërbimin e laboratorit në kuadër të kësaj Qendre.

Hajrullahu e Berisha kanë falënderuar kryetarin Hazirin, i cili në bashkëpunim me ministrin e Shëndetësisë, Imet Rrahmanin dhe “Caritas Kosova” financuan këtë projekt për ofrimin e shërbimeve shëndetësore për popullatën e Komunës së Gjilanit. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.