DYLON

QKUK: Shënohet Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Brakiterapinë

QKUK: Shënohet Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Brakiterapinë
Avatar photo Redaksia

“Sot shënohet Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Brakiterapinë, një nga format më të avancuara dhe më precize të radioterapisë në trajtimin e kancerit”, thuhet në njoftimin e Qendrës Klinike Universitare e Kosovës.

Shërbimi i Brakiterapisë në Klinikën e Onkologjisë ka filluar të ofrohet 5 vite më parë në QKUK, dhe nga atëherë ka shënuar zhvillim të vazhdueshëm duke ofruar edhe Brakiterapinë intersticiale.

EkoHigjiena

Para funksionalizimit të këtij shërbimi, të gjithë pacientët referoheshin për trajtim jashtë vendit, çka shkaktonte kosto të konsiderueshme financiare për sistemin shëndetësor.

Sot, ky shërbim ofrohet çdo ditë pune në Klinikën e Onkologjisë, duke siguruar trajtim të shpejtë dhe cilësor për pacientët.

Në këtë Ditë Botërore të Ndërgjegjësimit për Brakiterapinë, shprehim mirënjohje për stafin e Klinikës së Onkologjisë për profesionalizmin, përkushtimin dhe kujdesin e vazhdueshëm ndaj pacientëve, thuhet në njoftimin e Qendrës Klinike Universitare e Kosovës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.