QKUK: Rreth 1 mijë shërbime emergjente gjatë vikendit të fundit në Qendrën Emergjente
Gjatë fundjavës, në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë realizuar gjithsej 967 shërbime emergjente.
Sipas kategorive të trajtimit, janë realizuar: 291 pacientë në Reanimim; 224 pacientë në Emergjencën Internistike; 179 pacientë në Emergjencën Kirurgjike; 208 pacientë në Emergjencën Ortopedike;
62 pacientë kanë marrë shërbime në Sallën e Vogël, ku janë kryer qepje, përpunim dhe pastrim i plagëve.
Ndërsa sipas natyrës së lëndimeve, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 1 raste të lëndimeve nga armët e zjarrit, 3 rast nga armët e ftohta, 5 raste të intoksikimeve (helmime), 10 persona të përfshirë në përleshje fizike, si dhe 72 persona të lënduar si pasojë e aksidenteve në trafik.
Po ashtu, në fundjavën e fundit janë realizuar 86 pranime për trajtim në klinika të ndryshme të QKUK-së, ndërsa janë regjistruar edhe 3 raste të vdekjes. /2LONLINE/
