DYLON

QKUK: Mbi 15 mijë shërbime radiologjike u realizuan gjatë muajit gusht

QKUK: Mbi 15 mijë shërbime radiologjike u realizuan gjatë muajit gusht
Avatar photo Redaksia

Në Klinikën e Radiologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), gjatë muajit gusht 2026 janë realizuar gjithsej 15,272 shërbime radiologjike, duke dëshmuar një aktivitet të lartë në diagnostikë dhe radiologji intervente.

Sipas QKUK-së, shërbimet e ofruara kanë përfshirë një gamë të gjerë ekzaminimesh dhe procedurash diagnostikuese, ndër to radiografinë (RTG), ultratingullin, tomografinë e kompjuterizuar (TK), rezonancën magnetike (RM), si dhe procedura të radiologjisë intervente.

EkoHigjiena

Nga numri i përgjithshëm i shërbimeve, 8,468 ekzaminime janë realizuar përmes radiografisë (RTG), 2,742 përmes ultratingullit, 2,824 përmes tomografisë së kompjuterizuar (TK), ndërsa 1,111 ekzaminime përmes rezonancës magnetike (RM).

Po ashtu, gjatë këtij muaji janë realizuar edhe 127 procedura të radiologjisë intervente.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.