QKUK: Mbi 14 mijë shërbime radiologjike gjatë muajit korrik
Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), njofton se gjatë muajit korrik të këtij viti 14,286 pacientë kanë marrë shërbime radiologjike, në kuadër të Klinikës së Radiologjisë në QKUK.
Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 4420 radiografi konvencionale (rtg), mbi 4500 Tomografi të Kompjuterizuara (CT), 1887 Rezonanca Magnetike, 247 Mamografi, 2818 Ultrazë, 7 Angiografi-DSA, biopsy me CT 34, 110 biopsy me USG.
Sipas raportit të Klinikës së Radiologjisë, lista e pritjes për ekzaminimet me CT aktualisht shtrihet deri në javën e parë të muajit shtator.
Ndërkaq, lista e pritjes për Rezonancë Magnetike pritet të rishikohet gjatë muajit shtator, pasi klinika do të fillojë ofrimin e shërbimeve edhe gjatë fundjavave. Me këtë organizim të ri të punës, synohet që koha e pritjes për rezonancë magnetike të mos kalojë më shumë se tre muaj. /2LONLINE/
