DYLON

QKUK-ja me rrugë të reja

QKUK-ja me rrugë të reja
Avatar photo Redaksia

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili dhe drejtorin e QKUK-së, Basri Sejdiu, të hënën inauguroi rrugët e Qendrës Klinike Universitare.

Ky investim i MI-së, është realizuar me qëllim që infrastruktura rrugore e këtij institucioni të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës, të ketë parametra dhe standarde evropiane dhe ta lehtësoi qarkullimin e lirë e të papenguar të pacientëve, punonjësve dhe vizitorëve.

Ministri Lekaj tha se ky projekt i infrastrukturës ka ndikim pozitiv te pacientët duke u mundësuar qasje më të lehtë në klinikat e QKUK-së. Ai tha po ashtu se ndihet mirë që falë bashkëpunimit të MI-së dhe MSH-së ky projekt është realizuar në kohë rekorde.

EkoHigjiena

Ndërkaq ministri Uran Ismaili dhe drejtori i QKUK-së Basri Sejdiu e kanë falënderuar ministrin Lekaj për gatishmërinë dhe veprimet e shpejta që brenda një kohe shumë të shkurtë të asfaltohen rrugët e këtij institucioni shumë të frekuentuar.

Rregullimi i këtyre rrugëve ka kushtuar mbi 180 mijë euro, dhe gjatësia e rrugëve të asfaltuara nga MI-ja është afro 2.4 kilometra.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.