DYLON

QKSS-ja inkurajon miratimin e projektligjeve për tranzicionin e FSK-së në ushtri

QKSS-ja inkurajon miratimin e projektligjeve për tranzicionin e FSK-së në ushtri
Avatar photo Redaksia

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka inkurajuar Kuvendin e Kosovës që të procedojë me miratimin e pakos së projektligjeve për FSK-në në leximin e dytë, dhe rrjedhimisht t’i hap rrugë tranzicionit të FSK-së në një mandat mbrojtës.

QKSS-ja konsideron se ky është një proces i logjikshëm shtetndërtues për të cilin është punuar intensivisht gjatë pesë viteve të fundit.

Sipas kësaj qendre, është tejet e rëndësishme që ky proces të mos instrumentalizohet për përfitime personale e politike mirëpo të transmetohet si një arritur nacionale me benefite për Kosovën, rajonin dhe më gjerë.

EkoHigjiena

QKSS-ja fton institucionet që me gjakftohtësi t’i rezistojnë presioneve nga ana e disa shteteve të cilat këtë tranzicion e shohin me skepticizëm.

“Rikujtojmë se QKSS që nga viti 2015 ka paralajmëruar që forma e tranzicionit të FSK-së përmes ndryshimeve të ligjeve është formë komplet e ligjshme dhe legjitime. Qëndrimet e NATO-s nuk mund të reflektojnë qëndrimin e aleancës e cila e ka vendimmarrjen në bazë të konsensusit e ku një shumicë e shteteve anëtare të NATO-s e përkrah këtë proces si një të drejtë të Kosovës dhe, para së gjithash, një benefit për NATO-n e cila do ta konsideron storjen e saj të suksesit në Kosovë vetëm atëherë kur len si pasardhëse një forcë mbrojtëse dhe të aftë për të ofruar siguri për të gjithë qytetarët”, është thënë në komunikatën e QKSS-së.

QKSS-ja është shprehur e dëshpëruar nga qëndrimi rigjid i Spanjës dhe mbase edhe ca shteteve tjera të cilat vazhdojnë të punojnë aktivisht në dëm të anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“E njëjta vlen edhe për NATO-n ku perspektiva e tanishme e Kosovës është pothuajse inekzistente përderisa katër shtete anëtare ende nuk e kanë njohur Kosovën. Konsiderojmë se shumë shtete jo vetëm se në vazhdimësi ekzagjerojnë nevojën për një stabilitet nominal mirëpo edhe së voni po i bijën pre e një makinerie të lajmeve të rrejshme e cila ka për qëllim krijimin e frikës dhe pasigurisë, sidomos në veri të vendit”, është theksuar më tutje në komunikatë.

QKSS-ja ka vlerësuar se tranzicioni i FSK-së në ushtri nuk do të ketë impakt të menjëhershëm përderisa është një proces që do t’i merr 7-10 vite.

“Ndërtimi i kapaciteteve të saj sigurisht se pritet të bëhet bazuar në mbështetjen bilaterale të shteteve përderisa NATO, ashtu sikurse në rastin e mandatit aktual, ka një hapësirë shumë të ngushtë veprimi për shkak të mungesës së konsensusit. Mandati i kufizuar për qëllime të vetëmbrojtjes është në shërbim të ruajtjes së paqes, jo luftës”, është theksuar në komunikatën e QKSS-së.

BURIMI: Epoka e re

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.