DYLON

QKMF vlerësoi lartë punën e Dr. Sebahate Hasanit, e pensionuar javë më parë

QKMF vlerësoi lartë punën e Dr. Sebahate Hasanit, e pensionuar javë më parë
Avatar photo Redaksia

Pas më se 38 vitesh në shërbim dhe përkujdesje ndaj pacientëve, është pensionuar mjekja gjilanase specialiste e biokimisë klinike, Dr. Sebahate Hasani.

Në vitin 1986, Dr. Sebahate filloi për herë të parë punën si mjek në shërbimin e ish- Shtëpisë së Shëndetit në Gjilan (tani QKMF), transmeton 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Ajo ka ofruar shërbime shëndetësore në ish Shtëpinë e Shëndetit të Gjilanit.

Dr. Sebahatja shquhej për natyrën e saj të qetë dhe shumë humane, duke patur një rol të jashtëzakonshëm për vite me radhë në ruajtjen dhe përparimin e shëndetit.

Ajo u pensionua më datë 30 Maj 2024, pranë QKMF-së ”Dr. Nagip Rexhepi” në Gjilan, me një ceremoni të përgatitur nga familjarët dhe kolegët e saj, të cilët e uruan dhe e falënderuan për kontributin e saj ndër vitesh.

Menaxhmenti i QKMF-së, ka vlerësuar lartë punën e saj të deritanishme duke shprehur mirënjohjen e përhershme për kontributin shumëvjeçar në shëndetësi dhe duke i dëshiruar shëndet të plotë në vazhdim të jetës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.