Komuna e Vitisë, konkretisht Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti ka përfituar një donacion në vlerë rreth 15 mijë euro pajisje mjekësore, 8 shtretër dhe 30 ormanë mjekësor.
Në pranimin e këtij donacioni I pranishëm ishin, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, Basri Aliu, Drejtor për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Drejtoresha e QKMF-së për Viti, Vjollca Kadolli-Halili dhe të tjerë.
Ky donacion që erdhi nga Klinika Grengettes me seli në Gjenvë të Zvicrës u bë falë ndërmjetësimit të mërgimtarit vitias, Rashit Rashiti me disa bashkëpunëtor të tij.
Kryetari Haliti me këtë rast u shpreh se këto këto pajisje do të kenë ndikim në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe do të jenë në shërbim të atyre që kanë nevojë.
Kryetari i komunës, Sokol Haliti, Hasan Rashiti vëllau i mërgimatarit vitias Rashit Rashiti si dhe drejtori i shëndetësisë, Basri Aliu, e vlerësuan lartë këtë donacion. Ata kanë falënderuar donatorët dhe klinikën zvicerane për kontributin e tyre në përmirësimin e aparaturës mjekësore për institucionet vitiase.
Sipas Halitit, me këtë donacion është plotësuar një nevojë që ka pasur shëndetësia e Vitisë.