DYLON

QKMF në Viti pajiset me aparate mjekësore

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në kuadër të furnizimit me pajisjes shëndetësore, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti është pajisur me 4 aparate të EKG-së, 40 aparate për matjen e tensionit, si dhe 3 reflektor që përdoren për kirurgji të vogël.

Drejtori i QKMF-së dr.Xhemajl Arapi, është shprehur se me pajisjen e këtyre aparateve, ky institucion do të ketë një lehtësim sa i përket punës në evidentimin e hershëm të sëmundjeve të zemrës.

EkoHigjiena

Ai ka theksuar se këto pajisje kanë qenë domosdoshmëri për QKMF-në në Viti dhe tani do të ketë mundësin e shërbimeve më të mira për pacientët.

Ndërsa lidhur me furnizimin e aparateve mjekësore që janë bërë nga buxheti komunal i Vitisë. Drejtori i hëndetësisë dhe Çështjeve Sociale Basri Aliu, ka thënë se kjo drejtori në vazhdimësi po angazhohet që të rrisë cilësinë e shërbimeve mjekësore në komunën e Vitisë.

Ai mes tjerash ka theksuar se edhe në të ardhmen komuna do të jetë përkushtuar për ofrimin e kushteve sa më të mira për stafin mjekësor të QKMF-së, por edhe ngritjen e kualitetit të shërbimeve për pacientët. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.