DYLON

QKMF në Viti pajiset edhe me një autoambulancë, investim nga buxheti komunal

QKMF në Viti pajiset edhe me një autoambulancë, investim nga buxheti komunal
Avatar photo Redaksia

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti, është pajisur sot me një autoambulancë, investim ky nga buxheti komunal i Vitisë.

Kryetari i komunës Sokol Haliti, ka theksuar se ky investim vjen si rezultat i domosdoshmërisë, për përmirësim të mëtejm të shërbimeve mjeksore.

“Pos kësaj autoambulance, ne së shpejti do të pajisemi edhe me një autoambulacë tjetër, nga Ministria e Shëndetsisë ngase është premtim i ministrit, dhe në këtë mënyrë do të arrijmë që të përmirësojm dukshëm shërbimet mjeklsore, pasi që Qendra e Mjeksisë Familjare në Pozheran, e ka të domosdoshme pajisjen e një automjeti të tillë. Prandaj, ne do të vazhdojmë që edhe në të ardhmen të investojmë në QKMF, e gjithashtu do të angazhohemi për decentralizimin e shërbimeve siç është ai i hemodializës, ku pacientët nuk do të kenë rast të udhëtojnë për në Gjilan, por ta kryejnë shërbimin në Viti”, u shpreh Haliti.

EkoHigjiena

Ndërsa drejtoresha e Shëndetsisë dhe Mirëqenies Sociale Hanife Jonuzi, u shpreh se ky investim është i qëlluar dhe shumë i mirëpritur, si nga personeli, e poashtu edhe nga qytetarët, që do të ndikojë në përmirësim të shërbimeve.

Edhe drejtoresha e QKMF-së në Viti,  Vjollca Kadolli-Halili, tha se ka qenë e nevojshme që kjo Qendër të pajiset edhe me një autoambulancë, ngase një numër i madh i pacientëve frekuentojnë aty.

“Mirëpo, me qenë se Ministria e Shëndetsisë do të na pajisë edhe më një autoambluancë për QMF-në në Pozheran, atëher besojmë se do të arrijmë të plotësojmë nevojat për shërbime më të mira mjeksore”, tha drejtoresha Kadolli-Halili. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.