DYLON

QKMF në Viti merr donacion një aparat oksigjen-formues

QKMF në Viti merr donacion një aparat oksigjen-formues
Avatar photo Redaksia

Komuna e Vitisë, konkretisht Qendra Kryesore e Mjekësisë̈ Familjare (QKMF) në Viti, është furnizuar me një aparat oksigjen-formues, i cili do t’iu shërbejë të rriturve dhe fëmijëve për furnizim të organizmit me oksigjen, mëse e nevojshme në këtë kohë pandemie me virusin SARS- Cov2.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka falënderuar MSH dhe donatorët, të cilët vazhdimisht na kanë përkrahur në këtë situatë të rëndë.

Sipas dr.Vjollca Kadolli-Halili, drejtoreshë e QKMF-së në Viti, ky donacion është i mirëseardhur dhe i domosdoshëm në këtë kohë, pasiqë rrit kapacitetet me pajisje ndihmëse për qytetarët vitias.

EkoHigjiena

Ajo ka falënderuar MSh, UNICEF-in dhe Qeverinë e Luksemburgut për këtë donacion, si dhe donatorët e ndryshêm për përkrahjen e vazhdueshme.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.