DYLON

QKMF në Gjilan: Vaksinimi kundër gripit sezonal fillon të hënën

QKMF në Gjilan: Vaksinimi kundër gripit sezonal fillon të hënën
Redaksia

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Nagip Rexhepi”, në Gjilan  është furnizuar me vaksina kundër gripit sezonal, me këtë rast njoftohen qytetarët se vaksinimi fillon të hënën, më 26.10.2026.

Sipas QKMF-së, vaksinimi rekomandohet veçanërisht për grupet më të rrezikuara:

EkoHigjiena

• Punëtorët shëndetësorë;

• Personat mbi 65 vjeç;

• Personat me sëmundje kronike, pavarësisht moshës;

• Gratë shtatzëna;

• Fëmijët.

Vaksinimi do të kryhet në të gjitha qendrat e mjekësisë familjare në qytet dhe në fshatra, gjatë ditëve të punës.

Orari i vaksinimit: 07:00–14:00.

“Luten të gjithë qytetarët që, në përputhje me zonimin, të paraqiten për vaksinim në qendrën e mjekësisë familjare së cilës i përkasin dhe ku zakonisht i kryejnë kontrollet mjekësore. Qytetarët duhet të kenë me vete një dokument identifikimi (letërnjoftim)”, thuhet në njoftimin e QKMF-së së Gjilanit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.