DYLON

QKMF në Gjilan furnizohet me dy karrika stomatologjike

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Qendra Kryesore e Mjekesise Familjare (QKMF), në vazhdën e krijimit të kushteve për punë dhe ofrim sa më të mirë të shërbimeve shëndetësore për qytetarët, është furnizuar edhe me dy karrika stomatologjike.

Njëra do të vendoset në QMF Dardania, në të cilën ordinancë do të punojnë dy stomatologë të femijëve (pedodonte) në dy ndërrime, ndërkaq tjetra në QKMF, në ordinancën e kirurgut oral, ku kryhen intervenime kirurgjike.

EkoHigjiena

Drejtori i QKMF-së, Fejzulla Berisha, tha karrikat stomatologjike janë blerë me buxhet të këtij institucioni, në kuadër të investimeve kapitale, duke shtuar se do të vazhdojnë të ofrojnë shërbime sa më të mira shëndetësore për qytetarët në të gjitha aspektet./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.