DYLON

QKMF në Gjilan furnizohet me 25 kompjuterë dhe 5 printerë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në vazhdën e krijimit të kushteve sa më të mira për pune dhe ngritjen e cilësise së shërbimeve shëndëtësore, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Gjilan, është furnizuar me 25 kompjuterë dhe 5 printerë për të gjitha shërbimet.

Drejtori i QKMF-së, Fejzulla Berisha, ka bërë me dije se me këto pajisje të nevojshme për punë është furnizuar administrata, shërbimi i Mjekësisë Familjare, Shërbimi i Stomatologjisë, Shërbimi i Barnatores, Shërbimi i Laboratorit, Shërbimi i SISH-it (sistemi informimit shendetesor).

EkoHigjiena

Berisha ka pohuar se përpos kësaj, me kompjuterë janë furnizuar edhe të gjitha Qendrat e Mjekësisë Familjare në qytet si dhe disa fshatra.

Të gjitha këto investime, sipas drejtorit të QKMF-së Fejzulla Berisha, po bëhet për ta ngritur performancën në punë të personelit shëndetësor, gjithnjë për shërbime sa më kualitative për qytetarët e Gjilanit./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.