DYLON

QKMF në Gjilan emërtohet me emrin e Dr. Nagip Rexhepit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Me iniciativë të kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri, të propozuar nga doktorët e Gjilanit dhe në mbështetje të Kuvendit të Komunës, sot në vigjilie të tetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, është bërë emërtimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, me emrin e Dr. Nagip Rexhepi, i cili ka dhënë kontributin e madh në fushën e mjekësisë duke bërë punë profesionale në institucione të ndryshme shëndetësore nëpër Kosovë.
Me këtë rast, kryetari kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se institucionit të shëndetësisë primare i bënë nderë të madh emri i doktor Nagipit.

“QKMF-së i bënë nderë të madh emir i doktor Nagipit. Ishte njeriu që ka dhënë kontribut jashtëzakonisht të madh në sektorin e shëndetësisë. Humanizmi, përkushtimi dhe gatishmëria e tij për të shpëtuar jetë janë elementet të cilat atë e bënë njeri me vlera të larta, ndërsa ne të gjallëve krenar që kyshim nga ky qytet një njeri të tillë. Emri i doktor Nagipit do të mbetet sinonim i elementeve të fuqishme pozitive për Gjilanin, si doktor, mikë, baba dhe djalë me vyrtyte të larta. Ishte ai, i cili ka punuar edhe për pacientet e Prishtinës, Ferizajit, Vitisë, Gjilanit dhe për të gjithë ata që kishin nevojë për dorën dhe ndihmën e tij”, ka thënë ndër të tjerash në fjalën e tij, kryetari i Komunës së Gjilanit.

EkoHigjiena

Ministri i Shëndetësisë, në qeverinë e Republikës së Kosovës, Imet Rrahmani, në fjalën e tij ka vlerësuar lartë kontributin e doktorit të madh siç ishte Nagip Rexhepi.

“Me këtë angazhim dhe përkushtim të institucioneve të Komunës së Gjilanit, që në ballë të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, të qëndroj emir i doktor Nagipit, tregon për kulturën që ka ky qytet në respektimin e njerëzve dhe rrugë e mirë e përkushtimit ndaj vlerave në përgjithësi. Kolegët e mi, në fushën e shëndetësisë, janë të nderuar, ndërsa ky institucion është i nderuar që mbanë emrin e doktorit të madh. Vetë përkrahja politike, dëshmon se Gjilani, din ti respektoj njerëzit si doktori”, ka thënë ndër të tjerash ministry Rrahmani.

Në emër të familjes ka folur edhe vëllau i tij Fatmir Rexhepi, i cili ka thënë se për aq sa do të jetë betimi i hipokratit, aq do të zgjasë edhe emri i doktor Nagipit, në këtë institucion, përmes tij dhe gjithë shëndetësisë. Është moment shumë i mirë që në këtë ceremoni, po kujtohet doktori. Ne si familje falënderojmë të gjitha institucionet komunale që bënë të mundur këtë.

Ndërsa, drejtori i QKMF-së, Fejzulla Berisha, ka thënë se kjo ishte kërkesë e stafit sin ë QKMF poashtu edhe gjithë mjekëve në sektorin primar dhe sekondar, angazj sipas tij ky është momenti i duhur që në qendër të Gjilanit, pikërisht në QKMF në vigjilie të tetë vjetorit të pavarësisë të kemi këtë ceremoni në emërtimin me emrin e doktor Nagipit./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.