DYLON

QKMF nderon vullnetarët e Dobërçanit, ndihmuan QMF-në në këtë fshat

QKMF nderon vullnetarët e Dobërçanit, ndihmuan QMF-në në këtë fshat
Avatar photo Redaksia

Sot në QKMF të Gjilanit në prani të dy drejtorëve të saj, ish drejtoreshës Dr. Salihe Mustafa dhe drejtorit aktual Dr.Fejzulla Berisha, janë shpërndarë mirënjohjeve për vullnetarët e Dobërçanit që ndihmuan QMF-në në këtë fshat.

Haki Abdyli, Nexhat Ibishi, Rexhep Kryeziu dhe Agron Murseli janë vullnetmirët nga Dobërçani që u nderuan me mirënjohje nga QKMF e Gjilanit, për shkak të kontributit të tyre domethënës në përmirësimin e kushteve të punës në QMF të Dobërçanit.

Këtë e ka bërë me dije për Portalin 2LONLINE.com, mjeku Arsim Kastrati i cili vije nga ky fshat, e që është njëri ndër ata që më së miri e ndjenë ndihmën që kanë bërë të nderuarit me mirënjohje.

EkoHigjiena

“Këta bashkëvendës të nderuar me punën dhe mjetet e tyre, bënë që QMF në Dobërçan të ketë ujë, të ketë një hyrje funksionale në brendi të objektit të saj dhe një oborr të mirëmbajtur dhe të bukur ashtu si i ka hije një qendre shëndetësore bashkëkohore”, thotë për 2LONLINE, mjeku Arsim Kastrati.

Ai shtoi se edhe stafi i QMF-së në Dobërçan këtyre bashkëvendësve vullnetmirë ju shprehu falënderime të sinqerta dhe ju uron një vit të ri të suksesshëm dhe të shëndetshëm!