DYLON

QKMF ka nisur kontrollat sistematike nëpër shkolla

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Gjilan në koordinim edhe me Drejtorinë Komunale të Arsimit ka nisur sot realizimin e kontrollave sistematike të nxënësve për të gjitha shkollat fillore të Komunës së Gjilanit.

Me këtë rast drejtori I QKMF-së, Fejzulla Berisha, ka thënë se Shëndetësia Primare në Gjilan është e angazhuar së bashku edhe me gjithë stafin e saj që përmes këtyre kontrollave nëpër shkolla të ketë pasqyrën reale të shëndetit të nxënësve të Gjilanit, intervenimin me kohë dhe vlerësimin e gjendjes shëndetësore në të cilën janë ata nëpër shkollat tona.

EkoHigjiena

“Falë angazhimit të menaxhmentit dhe gjithë stafit mjekësor, porn ë koordinim edhe me Drejtorinë e Arsimit, ne sot kemi nisur projektin e kontrollave sistematike në shkollën fillore “Thimi Mitko”, për të vazhduar më pas edhe me të gjitha shkollat e tjera të Gjilanit, duke përfshirë këtu edhe shkollat në të gjitha fshatrat. Nxënësit të cilët do të kontrollohen janë ata në klasat e para, të pesta dhe nënta. Kontrolla sistematike parasheh tre formualarë, ku njëri është për prindin ku paraprakisht merret leja për ekzaminimin e fëmijës së tij,, pastaj formulari tjetër është me parametrat e paraparë për ekzaminim dhe vlerësim të gjendjes së përgjithshme shendetesore, si dhe formulari tjetër me të cilin bëhet vlerësimi i higjienës orale (dhëmbët e qumshtit si dhe dhëmbët e përhershëm) nga ana e Stomatologut të fëmijeve”, ka thënë ndër të tjerash drejtori Berisha.

Ai ka informuar se kjo është pasqyrë reale e nivelit shëndetësor, duke bërë që ekipet e mjekëve të vizitojnë shkollat, në mënyrë që të bëhet vlerësimi i gjendjes shëndetësore të nxënësve, duke pretenduar vazhdimin e kësaj praktike edhe në vitet në vijim, sepse sipas tij vetëm kështu do të jemi kujdestarë të shëndetit të fëmijëve të Gjilanit. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.