/2L ONLINE/ – Qendra emergjente në Prishtinë, ka organizuar një trajnim për profesionistët shëndetësor të QKMF –së në Viti “Mbështetja themelore e jetës-Arresti Kardiak”, ku morrin pjesë 40 profesionist shëndetësor të kësaj qendre. Drejtori i QMU-së n Prishtine dr.Basri Lenjani ,ka potencuar se trajnime të tilla janë duke u organizuar nëpër gjitha qendrat e Kosovës, me qëllim të njohjes me të rejat në fushën e shëndetësisë. Ndërkaq dr.Vjollca Kadolli-Halili ,organizatore e këtij trajnimi, ka thënë se organizimet për trajnime të kësaj natyre janë më se të nevojshme dhe se duhet që trajnimet e këtij lloji të mbahen edhe në të ardhmen. /2L ONLINE/