DYLON

QKMF-ja në Viti përfiton donacion në vlerë rreth 50,000 euro

QKMF-ja në Viti përfiton donacion në vlerë rreth 50,000 euro
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Komunës së Vitisë, Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS), Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) -Viti dhe AQH-së, QKMF-Viti pranoi një donacion të rëndësishëm në pajisje mjekësore dhe teknike, në vlerë prej rreth 50,000 euro.

Donacioni përfshin pajisje të nevojshme për shërbimin e urgjencës primare dhe laboratorin, të cilat do të përdoren në QKMF-Viti dhe QMF-Pozheran, si dhe një lavatriçe industriale për shërbimin e lavanderisë.

EkoHigjiena

Në kuadër të pajisjeve mjekësore diagnostikuese janë përfshirë:

  • defibrilatorë,
  • aparate EKG,
  • otoskopë,
  • pajisje për nxjerrjen e trupave të huaj,
  • centrifuga laboratorike,
  • aparate për matjen e HbA1c dhe CRP,
  • Frigorifere per laborator dhe barnatore
  • si dhe pajisje të tjera të nevojshme për ofrimin e shërbimeve shëndetësore.

Këto pajisje japin mbështetje të rëndësishme për fuqizimin e kapaciteteve diagnostikuese dhe të urgjencës, duke kontribuar drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë, efikasitetit dhe sigurisë së shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Komunës së Vitisë.

“Falënderojmë AQH-në për këtë donacion të rëndësishëm dhe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj shërbimeve tona shëndetësore. Bashkëpunimi ndërinstitucional dhe mbështetja e partnerëve janë të një rëndësie të veçantë në avancimin e vazhdueshëm të kujdesit shëndetësor parësor. Shprehim gatishmërinë që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen, në funksion të përmirësimit të shërbimeve dhe mirëqenies së qytetarëve tanë”, thuhet në njoftimi ne Komunës së Vitisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.