DYLON

QKMF-ja, bëhet me ultrazë modern dhe pajisje mjekësore

QKMF-ja, bëhet me ultrazë modern dhe pajisje mjekësore
Avatar photo Redaksia

Pas arritjes së dy marrëveshjeve të mirëkuptimit, në mes të Komunës së Gjilanit dhe projektit Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor (Accessible Quality Healthcare), janë blerë ultrazëri modern dhe pajisje mjekësore për urgjencën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Ultrazëri në vlerë rreth 20 mijë euro dhe pajisjet mjekësore në vlerë mbi 21 mijë eurove, ku Komuna e Gjilanit ka participuar me 20 për qind ndërsa AQH-ja me 80 për qind, janë dorëzuar në QKMF “Dr. Nagip Rexhepi” në Gjilan.

EkoHigjiena

Këto do të jenë një mbështetje të rëndësishme për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe krijimin e kushteve më të mira për pacientët tanë, thuhet në njoftimin e Komunës.

Punonjësit shëndetësor të QKMF-së, janë falënderues për kontributin e vazhdueshëm të Komunës së Gjilanit dhe AQH-së në fuqizimin e kujdesit shëndetësor në komunitetin tonë, thuhet në njofitm. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.