DYLON

QKMF: Edhe në Gjilan shënohet Dita Botërore e Diabetit

QKMF: Edhe në Gjilan shënohet Dita Botërore e Diabetit
Avatar photo Redaksia

Qendra e Mjekësisë Familjare në Gjilan sot realizoi një aktivitet ndërgjegjësues me rastin e Ditës Botërore të Diabetit. Aktiviteti u zhvillua para objektit të QKMF-së, ku grupi i edukimit shëndetësor kreu matjen e glikemisë për qytetarët dhe ofroi këshilla profesionale lidhur me diabetin, faktorët e rrezikut, si dhe mënyrat e parandalimit dhe menaxhimit të sëmundjes.

Aktiviteti u realizua me mbështetjen e menaxhmentit të QKMF-së dhe synon informimin e komunitetit për rëndësinë e kontrollit të rregullt, ushqyerjes së shëndetshme, aktivitetit fizik dhe depistimit të hershëm.

EkoHigjiena

Ky aktivitet kontribuon në rritjen e vetëdijes publike dhe promovimin e praktikave të shëndetshme për parandalimin e diabetit dhe komplikimeve të tij. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.