DYLON

QKMF, e përkushtuar në promovimin e shëndetit të komunitetit përmes aktiviteteve edukative dhe shërbimeve këshilluese

QKMF, e përkushtuar në promovimin e shëndetit të komunitetit përmes aktiviteteve edukative dhe shërbimeve këshilluese
Avatar photo Redaksia

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Nagip Rexhepi” në Gjilan është e përkushtuar në promovimin e shëndetit të komunitetit përmes aktiviteteve edukative dhe shërbimeve këshilluese.

“Punonjësit shëndetësorë angazhohen për të mbështetur qytetarët në ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit të tyre”, thuhet në njofitmin e kësaj QKMF-je.

EkoHigjiena

“Grupi i edukimit dhe promovimit shëndetësor, me mbështetjen e menaxhmentit të QKMF-së, organizon rregullisht aktivitete informuese në të gjitha qendrat e mjekësisë familjare, ku qytetarët mund të marrin këshilla dhe materiale edukative për një jetë të shëndetshme, thuhet në njofitmin e QKMF-së..

“Më 7 prill, në përputhje me Ditën Botërore të Shëndetit, QKMF “Dr. Nagip Rexhepi” ka organizuar aktivitete të veçanta në të gjitha qendrat e mjekësisë familjare për të rritur ndërgjegjësimin mbi çështjet shëndetësore globale dhe për të promovuar masa që përmirësojnë mirëqenien e komunitetit”, thuhet tutje në njoftim për të  përfunduar me: “Ne jemi këtu për ju, për një shëndet më të mirë”.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.