DYLON

“Qielli i Shqiponjave 2025”, Ushtrimi Praktik i QSU-së

“Qielli i Shqiponjave 2025”, Ushtrimi Praktik i QSU-së
Avatar photo Redaksia

Kadetët e Qendrës për Studime Universitare kaluan me sukses vlerësimin praktik “Qielli i Shqiponjave 2025” ,ku u vlerësuan në operacione të ndryshme taktike, njofton FSK.

Kadetët e vitit të katërt, me gjithë përvojën e fituar gjatë katër viteve në Qendrën për Studime Universitare, treguan se janë të gatshëm për të shërbyer si oficerë të rinj në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

EkoHigjiena

Ndërsa kadetët e vitit të tretë, me angazhimin që treguan gjatë këtij ushtrimi, vazhdojnë me u kalit si liderë të ardhshëm, duke marrë përvojë të vlefshme që i përgatit për detyrat që i presin në vitin përmbyllës.

Realizimin e ushtrimit nga afër e kanë parë, Drejtori i NALT-it Gjeneral brigade Sven Lange dhe Komandanti e KDS-së Gjeneral brigade Jeton Dreshaj. Këto vizita treguan përkrahjen e vazhdueshme për zhvillimin profesional të kadetëve dhe vlerësuan nivelin e lartë të ushtrimit.

Ky vlerësim praktik ishte edhe njëherë dëshmi e punës së palodhshme, disiplinës dhe përkushtimit që kultivohet çdo ditë në Qendrën për Studime Universitare.

Po rrisim oficerë që janë gati me i dalë zot Atdheut! /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.