DYLON

Qeveritë e Kosovës e Shqipërisë takohen në mes marsit

Avatar photo Redaksia

Zv/ministri i Kosovës njëkohësisht ministër i Jashtëm i Kosovës Hashim Thaçi, pas takimit me homologun nga Shqipëria, Bushati, deklaroi se mbledhja e përbashkët Shqipëri- Kosovë do të zhvillohet në mes të marsit.

Thaçi gjatë një konference për media me homologun shqiptar Ditmir Bushati ka theksuar se fakti qe vizita i tij e parë bilaterale po zhvillohet në Tiranë është treguesi më i mirë se Shqipërinë e ka prioritet.

EkoHigjiena

Ai është shprehur shumë mirënjohës për mbështetjen e madhe që shteti shqiptar ka dhënë ka Republikës së Kosovës në forcimin e subjektivitet ndërkombëtar.

“Jam shume mirënjohës për bashkëpunimin e ngushtë dhe ndihmën e dhëne nga shteti i Shqipërisë për njohjet dhe nismat rajonale”, ka thënë Thaçi.

Ai ka paralajmëruar se dy qeveritë shumë shpejt do të ritakohen për të shtyrë përpara agjendën e bashkëpunimit strategjik në të gjitha fushat.

“Sot diskutuam për hapat tona të mëtejshëm për bashkëpunimin bilateral. Mbledhjen e parë të dy qeverive tona e kemi mbajtur në Prizren dhe do vendosim edhe me Kryeministrin Rama që në pjesën e dytë të marsit të zhvillojmë takimin e dytë e të vërejmë objektivat që kemi arritur e ato qe do të vendosim. Mbledhja e radhës do të mbahet në muajin mars. Po ashtu, do të diskutojmë edhe për anëtarësimin e Kosovës në organizatat rajonale dhe rritjen e njohjeve të shtetit. Nga ana tjetër, për ne mbetet prioritet zhvillimi i dialogut me Serbinë, ka shtuar ai.

Dy homologët kanë folur edhe për qëndrimin e Shqipërisë dhe Kosovës ndaj sulmeve terroriste që janë shënuar së fundmi, sidomos në Francë, duke deklaruar se terrorizmi nuk ka lidhje me fenë dhe se të dyja vendet tona i dënojnë ashpër fenomene të tilla.

http://www.rtklive.com/?id=2&r=16740

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.