Qeverisje prej tekeve dhe hijeve!

Qeverisje prej tekeve dhe hijeve!

Që 20 vite po na befasojnë me vendime e veprime! Deri kur kështu?!
Deri kur ne si popull do të jetojmë kështu?

Nga: Nuhi NUHIU

Çdo vendim a veprim, duhet ta ketë minimumin e logjikës së njeriut të shendosh!

GJENDJE E JASHTËZAKONSHME!!!

Në luftë, nuk ke kohë të përgatitesh, por në paqe, një minimum të përgatitjes duhet pasur!

Tani vije në pyetja, ku është FONDI REZERVË?

Po si kërkohet gjendje e jashtëzakonshme, kur asnjë cent ish qeveria nuk e la, për këto situata?

Tani, ata që një cent nuk e ruajtën për këtë ditë, kërkojnë gjendje të jashtëzakonshme, i kuptojë ata, sepse kanë buxhet, kanë rezerva, kanë gjitha të mirat!

Edhe pse, sipas ish kryeministrit parave po iu dilte afati, por, kthej ato pare ish Kryeministër edhe me afat të skaduar!

Këtë kurrë nuk e kisha dëgjue e has në literaturën ekonomike, se parasë i del afati, zbulim epokal!

Vetëm në Kosovë, dhe në ish Qeveri e dëgjova këtë zbulim!

Për devalvim kemi mësuar në fakultet, por, për afate të skaduar kurrë jo!

Këtu, duhet të ndahet çmimi Nobel për zbulime në ekonomi, njashtu edhe ish ministrit Hamza i takon një pjesë të shpërblimit!

Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme në letër e lehtë, por zbatimi shumë i rendë!

Po, si nuk e llogaritët gjendja sociale, kah të furnizohen qytetarët, kush do ti furnizon?

Në shtëpi po zotëri president, por, kush te dera iu sjellë gjërat ushqimor?

A keni Fondin e emergjencës? Apo Fondin rezervë me afat të skaduar,?!

Nga, këtu ndoshta po kërkoni trazira, padegjueshmeri, pastaj harrohet coronavirusi, sepse na merr pusi!

Shtetet që kanë me mijëra të infektuar e të vdekur, akoma s’kanë marrë një hap të tillë, për ndihmë po, por jo për shtetrrethim!

Prandaj së paku, ju deputet me kokë të ftoftë rezononi e veproni! Juve iu ka zgjedh populli, lërini këta me nga 61 votë! Nuk është koha për eksperimente! Nga loja me gjendje të jashtëzakonshme, mos po kalon, në një situatë akoma më të rendë e të pazakonshme! Mos luani me jetërat e njerëzve?!

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE