/2L ONLINE/ – Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Gjilan, ka kritikuar pushtetin aktual në Gjilan se po dështon, për ditë e më shumë, edhe në fushën e sportit dhe se kjo është parë edhe me rastin e aktivitetit të përzgjedhjes së më të dalluarve në sport, ku po ashtu ka dështuar.
“Premto e mos realizo, premto e mos realizo…, ky është sporti i pingpongut që po del të jetë më i preferuari sport, me të cilën po luan qeverisja aktuale e Gjilanit”, ka thënë përfaqësuesi i kësaj Lëvizjeje Fehmi Sylejmani.
Sylejmani që njëherësh është edhe anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit ka thënë se komuna gaboi qysh kur e zhvendosi këtë aktivitet të përzgjedhjes së më të dalluarve në sport, të mbahet në qershor, e jo siç duhet, në dhjetor përkatësisht në janar, atëherë edhe kur rrumbullaksohet një vit aktivitet për sportistët. Ai tha se kjo qeverisje pa kurrfarë kriteri ka bërë një përzgjedhje të tillë , ku po përfitojnë jo të merituarit por përkrahësit e pushtetit. /2L ONLINE/