DYLON

Qeverisja e ardhshme e PDK-së në Gjilan do t’i ndihmojë dhe subvencionojë të gjitha OJQ-të në mënyrë proporcionale

Qeverisja e ardhshme e PDK-së në Gjilan do t’i ndihmojë dhe subvencionojë të gjitha OJQ-të në mënyrë proporcionale
Avatar photo Redaksia

Nder dhe kënaqësi të marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga Komiteti Konsultativ për Personat me Aftësi të Kufizuara, ku së bashku me disa organizata joqeveritare, diskutuam për sfidat dhe avancimin e të drejtave të personave të kësaj kategorie në Komunën e Gjilanit.

Gjatë bashkëbisedimit u zotova se qeverisja e ardhshme e PDK-së në Gjilan do t’i ndihmojë dhe subvencionojë të gjitha OJQ-të në mënyrë proporcionale.

EkoHigjiena

Si e kryetare e ardhshme e Gjilanit do të kujdesemi dhe angazhohemi që personat me aftësi të kufizuara të ndjehen pjesë e barabartë dhe e rëndësishme e shoqërisë sonë.

Çdo institucion publik apo privat duhet ta ketë së paku të punësuar një person me aftësi të kufizuara. Ne do ta zbatojmë ligjin dhe kjo do të ndodhë me ardhjen e PDK-së në pushtet.

Ne do të jemi pranë çdo familje kurse integrimi dhe mbështetja për personat me aftësi të kufizuara do të jetë një nga prioritetet tona kryesore.

#LeonorapërGjilanin

#PDK177

Zyra për Informim e PDK-së, Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.